Politika e Privatësisë

Kjo Politikë Privatësie e LotoKing (këtej e tutje referuar si Politika e privatësisë) vlen për faqen e internetit loto-king.com (këtej e tutje referuar si Faqja e internetit) e cila operohet dhe mirëmbahet nga White Lotto B.V., Fransche Bloemweg 4, Willemstad, Curacao (këtej e tutje referuar si Kompania).

Kjo Politikë privatësie përcakton llojet e informacionit të mbledhur, mënyrat se si ai përdoret, aksesin në të si dhe mënyrat e përditësimit të tij. Ne i trajtojmë në mënyrë serioze detyrimet tona ndaj ruajtjes së privatësisë, duke bërë të pamundurën që kjo Politikë privatësie që vijon të mbetet sa më e qartë e e kuptueshme që të jetë e mundur. Nëse keni ndonjë vërejtje apo pyetje për sa i përket kësaj Politike privatësie, ju kërkojmë të na kontaktoni përmes njërës nga mënyrat e disponueshme të kontaktit (e-mail, telefon, formular kontakti).

Me përdorimin e Faqes sonë të internetit ju pranoni Politikën e privatësisë që vijon ashtu sikurse edhe Termat tona të përdorimit.

Informacioni që ne mbledhim

Kur ju përdorni Faqen tonë të internetit, ne mbledhim informacionin që vijon:

Mbledhur në mënyrë të hapur nga vetë ju

Gjatë krijimit të një llogarie përdoruesi, ju jepni adresën tuaj të e-mail-it që përdoret për ta identifikuar në mënyrë unike llogarinë tuaj dhe për të performuar aktivizimin opsional të saj. Adresa e e-mail-it përdoret gjithashtu edhe për të mundësuar kujtuesin e fjalëkalimit të performojë funksionin e tij.

Ne mund ta përdorim adresën tuaj të e-mai-it dhe numrin tuaj të telefonit edhe për të dërguar lajmërime mbi funksionimin e Faqes së internetit (duke përfshirë lajmërimet e kërkuara nga ligji), lajme rreth Faqes së internetit, informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të përfshira në Faqen e internetit, gjithashtu edhe për qëllime të tjera marketingu që përfshijnë produkte dhe shërbime të palëve të treta të cilat mund t’ju interesojnë (këtej e tutje refereuar si Lajmërimet). Ju mund të ndaloni së marruri lajmërime lidhur me marketingun në çdo çast duke përdorur link-un e anullimit të përfshirë në çdo mesazh e-mail-i që ne ju dërgojmë ose duke na kontaktuar përmes mënyrave të disponueshme të kontaktit: e-mail, telefon, formular kontakti.

Pas krijimit të llogarisë ju mund ta plotësoni profilin tuaj me të dhënat që vijojnë: emri, mbiemri, adresa e banimit, data e lindjes, numri i telefonit dhe zona kohore. Ky informacion përdoret për të përmirësuar procesin e pagesave, depozitave dhe tërheqjeve, për kustomizim të Faqes së internetit (duke përfshirë Lajmërimet), si dhe për të trajtuar fitimet që i kalojnë 2500 USD në përputhje me paragrafin 3.5 të Termave të Përdorimit.

Gjithashtu, ne mund të mbajmë një regjistër të dhënash që na janë dhënë vullnetarisht në mënyrë që të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit, një bisede telefonike, një mesazh postar, Facebook, Twitter apo mënyra të tjera kontakti, që përfshijnë: emrin, adresën e e-mail-it, numrin e telefonit, adresën postare. Dhënia e emrit dhe adresës suaj të e-mail-it është e domosdoshme për të dërguar një mesazh përmes formularit të kontaktit.

Kontakti me ne përmes mediave sociale si Facebook apo Twitter nuk duhet të konsiderohet zyrtar. Ne ruajmë të drejtën për të mos iu përgjigjur mesazheve të dërguara përmes kësaj mënyre kontakti duke ju bërë gjithashtu të ditur se do të bëjmë të pamundurën për t’iu përgjigjur atyre. Për të marrë informacion të detajuar rreth të dhënave të mbledhura nga mediat sociale të përmendura më sipër, ju duhet të familjarizoheni me dokumentat që vijojnë:

Ne procesojmë gjithashtu edhe të dhënat e kartave të pagesës (numrin, datën e skadimit, emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, kodin CVV) në mënyrë që të realizojmë procesin e të paguarit me kartë pagese – mësoni më shumë.

Mbledhur jo në mënyrë të hapur

Kur përdorni Faqen e internetit, ne mbledhim automatikisht informacion specifik dhe e përdorim për të trajtuar karakteristikat kryesore të Faqes së internetit, për të kustomizuar Faqen e internetit (përfshirë Lajmërimet), për të monitoruar trafikun hyrës dhe ruajtur sigurinë. Ai përfshin, mes të tjerash:

  • adresën IP;
  • kokat e dërguara nga browser-i, veçanërisht “User-Agent”, “Accept-Language” dhe “Referer” të cilat përmbajnë të dhëna të tilla si: lloji, versioni dhe gjuha e browser-it, lloji dhe versioni i sistemit operativ dhe adresa e web-it përmes së cilës është gjetur Faqja e internetit;
  • koha e sistemit;
  • kërkesat HTTP;
  • file-t cookies të ruajtura në fushën apo nën-fushat e loto-king.com.

Adresën IP mund ta përdorim gjithashtu edhe për të mbledhur dhe procesuar informacionin rreth vendndodhjes suaj aktuale në mënyrë që të përmirësojmë procesin e përditësimit të të dhënave si dhe të kustomizojmë Faqen e internetit (përfshirë Lajmërimet).

Disa nga të dhënat e disponueshme automatikisht nga browser-at e web-it ruhen në regjistrat e serverit, duke përfshirë kërkesat e plota HTTP, kohën e mbërritjes së tyre, adresën IP dhe adresat URL që kanë lidhje me një kërkesë.

Funksionimi i Faqes së internetit përdor cache-në e browser-it tuaj. Kjo bën të mundur që të optimizohet koha e ngarkimit të Faqes së internetit, gjithashtu e bën më të lehtë përdorimin e Faqes duke ruajtur të dhëna ndërmjet sesioneve edhe pas ristartimit të browser-it.

Informacioni që nuk mblidhet në mënyrë të hapur përfshin, mes të tjerash, të dhënat që vijojnë të cilat përdoren për të trajtuar dhe përmirësuar procesin e pagesës:

  • adresa e e-mail-it, të dhënat personale (emri, mbiemri, adresa, info kontakti) dhe ID e transaksionit në mënyrë që të realizohen pagesat me eMerchantPay ; me pëlqimin tuaj ne ruajmë gjithashtu edhe të dhëna jo sensitive të kartave të pagesave që ju përdorni në mënyrë që t’i bëjmë më të shpejta pagesat e tjera;
  • adresa e e-mail-it, data, statusi, shuma dhe ID e transaksionit e përdorur ose e gjeneruar për të realizuar pagesat tpay.com;
  • adresa e e-mail-it, ID e llogarisë së përdoruesit, statusi, shuma dhe ID e transaksionit e përdorur ose gjeneruar për të realizuar pagesat Skrill;
  • adresa e e-mail-it, ID e llogarisë së përdoruesit, të dhënat personale (emri, mbiemri, adresa, data e lindjes, seksi, info kontakti, balanca e llogarisë, gjuha dhe monedha e llogarisë) dhe të dhënat e faturimit të përdorura apo gjeneruara për të realizuar pagesat Neteller;
  • adresa e destinacionit bitcoin dhe ID e transaksionit e përdorur apo gjeneruar për të realizuar pagesat Cubits.

Për të marrë më shumë informacion rreth të dhënave të mbledhura gjatë bërjes së pagesave ju ftojmë të familjarizoheni me politikat e privatësisë të portaleve të ndryshme të pagesave (mësoni më shumë).

Informacioni që nuk mblidhet në mënyrë të hapur përdoret gjithashtu edhe nga shërbimet e palëve të treta (mësoni më shumë).

Shërbimet e palëve të treta

Statistikat dhe siguria

Për të trajtuar sigurinë e Faqes së internetit si dhe për të mbledhur dhe analizuar informacion mbi funksionimin e saj, ne përdorim shërbimet e palëve të treta që vijojnë:

  • Google Analytics (Analiza e të dhënave të Google) – për të monitoruar trafikun dhe për të mbajtur statistika të detajuara që na lejojnë të identifikojmë burimet e vizitave dhe të analizojmë funksionimin e Faqes së internetit;
  • Google reCAPTCHA – për të përmirësuar sigurinë e Faqes së internetit duke ofruar mbrojtje kundër skripteve të automatizuara.

Shërbimet e mësipërme mbledhin dhe përdorin informacion në mënyrë që të funksionojnë si duhet. Për të marrë informacion mbi të dhënat e mbledhura nga shërbimet e Google ne ju ftojmë të familjarizoheni me Termat e shërbimit të Google dhe Politikat e privatësisë së Google.

Pagesat

Ne nuk ruajmë të dhëna të detajuara të kartave të pagesave në bazat tona të të dhënave. Për të ruajtur të dhënat e kartave të pagesave, ne përdorim portale pagesash të palëve të treta që zbatojnë kërkesat e standarteve të sigurisë PCI-DSS (Payment Card Industry Data Security Standard). Bazat tona të të dhënave ruajnë vetëm referencat e bëra ndaj kartave të pagesës të ruajtura në portalet e pagesave të palëve të treta. Referencat që ne ruajmë përmbajnë vetëm të dhënat jo-sensitive të kartave të pagesave: data e skadimit, emri dhe mbiemri i mbajtësit dhe katër shifrat e fundit të numrit të kartës. Të dhënat e kartave të pagesës përdoren dhe ruhen vetëm me pëlqimin tuaj të deklaruar. Ju mund t’i fshini referencat ndaj kartave të ruajtura të pagesës në çdo kohë. Të dhënat e kartave të pagesës fshihen gjithashtu edhe nga portali i caktuar i pageses i palës së tretë, nëse ai e bën të mundur një opsion të tillë. Duhet të mbani mend që mund të mos jetë e mundur të fshihen të dhënat krejtësisht për shkak të mënyrës se si funksionon një portal i caktuar pagese. Informacioni i detajuar mbi llojin e të dhënave të ruajtura nga portalet e pagesave që ne përdorim mund të gjendet në politikat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit të portaleve të ndryshme të pagesave – mësoni më shumë. Fshirja e të dhënave të ruajtura të kartës së pagesës nuk do të anullojë transaksionet e filluara.

Për të realizuar sa më sipër ne procesojmë të dhënat e kartës së pagesës të marra nëpërmjet formularëve në Faqen e internetit. Një operacion i tillë është në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e PCI-DSS (Payment Card Industry Data Security Standard). Të gjitha të dhënat e pagesave që ju na ofroni dërgohen përmes një lidhjeje SSL (Secure Socket Layer) të encrypt-uar.

Ne ju informojmë që në mënyrë që të mbrojmë të dhënat tuaja ne marrim të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që të dhënat tuaja të mos humbin aksidentalisht, të mos keqpërdoren, të mos bëhen publike, dhe të mos modifikohen apo asgjësohen në asnjë mënyrë. Ne i mbrojmë gjithashtu ato nga aksesi i paautorizuar.

Për të marrë informacion të detajuar mbi të dhënat e mbledhura nga portale të ndryshme pagesash ju duhet të familjarizoheni me dokumentat që vijojnë:

Të dhënat e ndara me ne

Ne nuk i bëjmë të dhënat tuaja të disponueshme për kompani, organizata apo palë të tjera të treta me përjashtimet që vijojnë:

  • në rast se ju na keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë për t’i bërë të disponueshme;
  • ne mund t’ia dërgojmë të dhënat tuaja entiteteve të besuara të cilat i procesojnë ato për nevojat tona dhe për qëllime të përcaktuara vetëm prej nesh duke ruajtur konfidencialitetin më të plotë dhe sigurinë më të lartë të informacionit, sidomos kompanive që janë pjesë e grupit tonë apo partnerëve tanë të biznesit;
  • kur e konsiderojmë të justifikueshme në mënyrë që të zbatojmë ligjin subjekt i të cilit jemi;
  • për të analizuar prishje të sigurisë së Faqes së internetit, për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet dhe për të përmirësuar sigurinë dhe çështje të tjera teknike;
  • ne mund të ndajmë gjithashtu të dhënat që nuk mund të përdoren për të identifikuar në mënyrë të padiskutueshme një individ për qëllime si shfaqja e fitoreve më të fundit apo publikimi i statistikave të përgjithshme mbi përdorimin e Faqes së internetit.

Siguria e të dhënave

Ne bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që të dhënat tuaja ruhen të sigurta. Në përputhje me politikat tona të sigurisë, ne nuk i ruajmë fjalëkalimet si tekst i thjeshtë. Ne përdorim standartet dhe rekomandimet më të fundit për t’u siguruar që të dhënat dhe llogaritë e përdoruesve tanë janë plotësisht të sigurta, duke përfshirë, mes të tjerash:

  • përditësim i rregullt i serverit;
  • implementim i menjëhershëm i përditësimeve të sigurisë;
  • përmbushja e të gjitha kërkesave të standarteve të sigurisë të përcaktuara nga PCI-DSS për entitetin që proceson të dhënat e kartës së pagesës;
  • zbatimi dhe përdorimi i lidhjeve të sigurta kurdo që është e mundur;
  • kontrolli i niveleve të aksesit në të dhënat që janë të disponueshme vetëm për individë, kompani apo organizata të cilave u duhet t’i aksesojnë; entitete të tilla janë gjithashtu të detyruara të mbajnë konfidencialitet të rreptë, në të kundërt ato përballen me pasoja të rënda;
  • mbrojtja kundër aksesit të paautorizuar, bllokime të sulmeve të automatizuara dhe monitorim i përgjithshëm i aktivitetit të Faqes së internetit.

Fshirja e të dhënave

Fshirja e të dhënave të profilit tuaj nuk është sinonim me fshirjen e tyre plotësisht prej sistemit tonë. Këto të dhëna mund të mbeten të ruajtura në sistemet dhe dokumentat e kopjeve të backup-it deri në një vit kohë. Kopjet e backup-it, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre, ruhen gjithashtu edhe në servera të tjerë të zotëruar nga ne dhe të mirëmbajtur nga ne dhe nga kompani të palëve të treta të cilat operojnë serverat tanë sipas marrëveshjeve të veçanta. Të dhënat tuaja të ruajtura në kopje backup-i mund të përdoren vetëm në mënyrë që të rikthehen në raste të veçanta që kërkojnë përdorimin e kopjeve të backup-it. Ndryshimet në të dhënat tuaja të profilit të bëra ndërmjet datës së krijimit të një kopjeje të backup-it dhe datës së rikthimit të tyre do të humbasin, gjë e cila do t’ju lajmërohet në mënyrë të qartë.

Ju mund ta fshini llogarinë tuaj të përdoruesit duke na kontaktuar me shkrim. Të dhënat e llogarisë së fshirë do të ruhen në mënyrë që të parandalohet humbja e lidhjes ndërmjet llogarisë dhe transaksioneve të performuara si dhe veprimeve të tjera të performuara prej jush në sistem. Me kërkesën tuaj të qartë ne mund t’i fshijmë plotësisht të dhënat tuaja të profilit nga sistemi duke i zëvendësuar ato me të dhëna anonime, edhe pse kjo gjë nuk do t’i fshijë të dhënat për transaksionet e performuara.

Kufizimet e moshës

Faqja jonë e iternetit u drejtohet njerëzve të moshave mbi 18. Ne asnjëherë nuk i mbledhim apo përdorim me qëllim të dhënat e njerëzve të cilët e dimë se nuk i plotësojnë kriteret tona të moshës. Sa herë që vëmë re se një person nën moshën 18 vjeç ka krijuar një llogari në Faqen tonë, ne bëjmë të pamundurën që t’i fshijmë të dhënat e tyre nga sistemi ynë.

Kufizimet e Politikës së privatësisë

Kjo politikë privatësie nuk vlen për shërbimet e ofruara nga partnerët tanë apo entitete të tjera të cilat i bëjnë reklamë apo i referohen Faqes sonë të internetit, ajo nuk vlen gjithashtu as për faqe të tjera të cilave u referohet Faqja jonë. Ju duhet të familjarizoheni me politikat e tyre të privatësisë dhe termat e tyre të përdorimit në mënyrë të veçantë.

Politika e cookies

Në mënyrë që të përdorni veçoritë kryesore të Faqes së internetit është e domosdoshme që të aktivizoni cookies në web browser-in tuaj. Ju mund ta modifikoni browser-in tuaj që të mos lejojë cookies nëse doni ta bëni këtë, edhe pse kjo gjë do ta kufizojë shumë përdorimin e Faqes sonë të internetit.

Për të mësuar se si mund t’i çaktivizoni cookies, referojuni dokumentacionit të web browser-it tuaj.

Ndryshimet

Ne bëjmë të pamundurën që ta përditësojmë këtë Politikë privatësie në mënyrë të vazhdueshme. Në rast se ka ndryshime të rëndësishme, veçanërisht ndryshime që përfshijnë rritje të kufizimeve në aksesin e të dhënave tuaja apo zgjerim të shpërndarjes së tyre, ne do t’ju lajmërojmë elektronikisht për ndryshimet duke ju dërguar një mesazh në adresën tuaj të e-mail-it, edhe pse ne ruajmë të drejtën për ta ndryshuar këtë Politikë privatësie në një mënyrë plotësisht diskrete, pa lajmërim paraprak. Është plotesisht përgjegjësia juaj të siguroheni nëse i janë bërë ndryshime kësaj Politike privatësie apo Termave të përdorimit. Çdo përdorim i Faqes së internetit pas bërjes së ndryshimeve ndaj Politikës së privatësisë apo Termave të përdorimit do të konsiderohet si pranim i tyre. Ju mund t’i rishikoni të dhënat tuaja apo t’i fshini ato në çdo çast në përputhje me dhe brenda kufijve të përcaktuar nga kjo Politikë privatësie.

Kontakti

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Politikë privatësie, na kontaktoni përmes mënyrave të disponueshme të kontaktit (e-mail, formular kontakti, telefon).

OK
Luaj tani